Sveçla urdhëron hetim për lidhje të policëve me aktivitetin e Mefail Shkodrës

Sveçla urdhëron hetim për lidhje të policëve me aktivitetin e Mefail Shkodrës

Ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka urdhëruar Inspektoratin Policor të Kosovës të hetojë çdo lëshim apo përfshirje të mundshme të ndonjë pjesëtari të Policisë së Kosovës në aktivitetet kriminale të Mefail Shkodrës, i cili është shpallur në kërkim për vrasjen e trefishtë të ndodhur të dielën në Gjilan.Përmes një postimi në Facebook, Sveçla theksoi se integriteti personal dhe profesional i çdo shërbyesi publik është prioritet i padiskutueshëm dhe se askush nuk është i paprekshëm apo i pandëshkueshëm, sidomos brenda institucioneve që kanë për mandat parandalimin dhe luftimin e veprimtarive ilegale.“Vazhdoj të jem i pakompromis në këtë drejtim dhe mbështes çdo formë të koordinimit ndërinstitucional që siguron institucione kredibile dhe të besueshme në shërbim të qytetarëve. Pres që me të njëjtën vendosmëri...