Burimi:
Diasporashqiptare.al

Foto © Diasporashqiptare.al
Kurti:Duhet pritur aktgjykimi i plotë i Kushtetueses për konstituimin e Kuvendit
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, tha se do të presë aktgjykimin e plotë të Gjykatës Kushtetuese përpara se të deklarohet nëse do ta respektojë vendimin lidhur me konstituimin e Kuvendit.“Duhet ta presim aktgjykimin e plotë”, u shpreh Kurti pas pjesëmarrjes në ceremoninë e 26-vjetorit të Doganës së Kosovës dhe diplomimit të gjeneratës së re të oficerëve doganorë.Më 8 gusht, Kushtetuesja publikoi njoftimin mbi vendimin, duke urdhëruar deputetët që të konstituojnë Kuvendin brenda 30 ditësh. Afati do të nisë të rrjedhë pasi aktgjykimi i plotë të publikohet në Gazetën Zyrtare, gjë që ende nuk ka ndodhur. Gjykata ka sqaruar se kryekuvendari duhet të zgjidhet me votim të hapur dhe se mund të zhvillohen deri në tre raunde votimi.Ky vendim është kritikuar nga Lëvizja Vetëvendosje,...