Shkëlqeu në Serie A, “Cannavaro i ri” refuzon gjigantët e Italisë për t’u bashkuar me Liverpool-in

Shkëlqeu në Serie A, “Cannavaro i ri” refuzon gjigantët e Italisë për t’u bashkuar me Liverpool-in

Liverpooli po vë në shënjestër një nga talentet më premtues të mbrojtjes italiane, 18-vjeçarin Giovanni Leoni, i cili tashmë quhet “Cannavaro i ri”. Mbrojtësi i gjatë 1.96m dhe me një sezon shumë premtues në Serie A me Parmën, ka tërhequr vëmendjen e klubeve më të mëdha të Europës, ndër to edhe Reds nga Premier League. Leoni shkëlqeu sezonin e kaluar në Serie A duke luajtur 17 ndeshje, dhe është shpallur si një nga mbrojtësit më të vlefshëm nën 21 vjeç në Itali, me vlerë tregu që ka shkuar në 18 milionë euro. Ai u rrit në sistemin rinor të Padovas dhe më pas kaloi te Cittadella para se të bënte debutimin profesional në Serie C vetëm pak muaj pas ditëlindjes së 16-të. Interes për shërbimet...