Ministria e Mbrojtjes: 27 vatra zjarri janë aktive! Rrezik për shtëpitë, evakuim banorësh! Në Delvinë kërkohet ndihmë nga ajri

Ministria e Mbrojtjes: 27 vatra zjarri janë aktive! Rrezik për shtëpitë, evakuim banorësh! Në Delvinë kërkohet ndihmë nga ajri

Ministria e Mbrojtjes ka bërë një përditësim të situatës së rëndë nga zjarret edhe gjatë mbrëmjes së të martës, me 34 vatra të raportuara, prej të cilave 27 aktive. Më problematike janë zonat në jug, ku flakët kanë rrezikuar banesa e infrastrukturë në Delvinë, Sevaster, Mesaplik dhe Tepelenë, duke detyruar evakuimin e banorëve. Situatë kritike paraqitet edhe në Gramsh e Berat, ku zjarri në Rehovë dhe Vokopolë ka përfshirë edhe Rezervatin “Balloll”. Situata sipas Qarqeve Aktualisht në territorin e vendit janë raportuar 34 vatra zjarri, nga të cilat 27 janë aktive dhe 7 po mbahen nën monitorim. Situata më problematike vijon të jetë në jug të vendit, me rrezik të lartë për zonat e mbrojtura, banesat dhe infrastrukturën. Qarku Vlorë Bashkia Delvinë – Zjarri i...