Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
“Ka shpërthime granatash”/ Berisha reagon për zjarrin në Delvinë: Po digjen dy mëhalla, s’kishte…
Kreu i PD Sali Berisha ka reaguar për zjarrin që ka përfshirë Delvinën gjatë mbrëmjes së sotme. Berisha u shpreh se zjarri ka përfshirë dy mëhalla në qytetin e Delvinës. Ai shprehet se nuk ka pasur ndërhyrje nga ajri për të ndaluar ngjarjen. Sipas tij, ka pasur madje edhe shpërthime granatash.Postimi i kreut të PD Sali Berisha: Delvina në flakë! Delvina po përjeton tmerr! Po digjen lagjja Llakë dhe Xhetmahall. Ka shpërthime granatash! Nuk pati asnjë ndërhyrje nga ajri për ta parandaluar paradite!