Ndërron jetë një person nga AIDS, 19 raste të reja me HIV këtë vit

Ndërron jetë një person nga AIDS, 19 raste të reja me HIV këtë vit

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka njoftuar se deri më 31 korrik 2025 janë regjistruar 19 raste të reja me HIV, ndërsa një person ka humbur jetën si pasojë e AIDS-it. Vitin e kaluar u shënuan 34 raste të reja. HIV është virus që sulmon sistemin imunitar dhe, pa trajtim, çon në AIDS – faza më e rëndë e infeksionit. Infektologët paralajmërojnë për rritje shqetësuese të rasteve, duke theksuar mungesën e informimit te të rinjtë për mënyrat e transmetimit dhe mundësitë e testimit. IKSHPK rikujton se virusi transmetohet përmes marrëdhënieve seksuale pa mbrojtje, përdorimit të përbashkët të shiringave/gjilpërave, si dhe nga nëna tek fëmija gjatë shtatzënisë, lindjes apo gjidhënies. Ai nuk bartet me përqafim, shtrëngim duarsh, ushqim, ujë, ajër apo pickim mushkonjash. Në...