Errësira ndal ndeshjen Vllaznia-Kukësi

Errësira ndal ndeshjen Vllaznia-Kukësi

Ndeshja miqësore mes Vllaznisë dhe Kukësit në stadiumin “Loro Boriçi” u ndërpre në minutën e 84-të, pasi energjia elektrike u shkëput, duke lënë fushën në errësirë. Me 6 minuta lojë të mbetura dhe rezultatin 4-2 për shkodranët, situata u normalizua pas disa minutash falë gjeneratorit, duke bërë të mundur rifillimin e lojës.