Burimi: 
								Javanews.al
								
							 
                                
                                    Foto © Javanews.al                                
                            LVV dhe vendimi i Kushtetueses: A do të respektohet afati për konstituimin e Kuvendit të Kosovës?
                            Vendimi i Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, i cili do të duhej t’i jepte fund krizës institucionale disamujore, për shkak të pamundësisë së konstituimit të Kuvendit pas zgjedhjeve, deri tani nuk e ka ndalur pasigurinë politike, pasi Lëvizja Vetëvendosje (LVV) deri më tani nuk ka treguar në mënyrë eksplicite nëse do ta respektojë atë. Teksa vendet perëndimore dhe Bashkimi Evropian kërkojnë respektimin e vendimit të 8 gushtit, dhe bëjnë thirrje për kompromis, partitë parlamentare përsëri kanë dalë me qëndrime të kundërta lidhur me të – LVV-ja e kritikon, ndërsa të tjerat e mirëpresin. Gjykata Kushtetuese e Kosovës, në fund të javës së kaluar, vlerësoi se Kuvendi i Kosovës duhet të konstituohet brenda 30-ditësh, se kryetari i këtij institucioni duhet të zgjidhet me votim të hapur dhe...
							
								
									 
								
							
                        
                                                    
                        
                        
                         
                 
                             
                             
                             
                             
                             
                             
                        
                        
                        
                        
                        
                    
                    
                    
                   