Flakët në Delvinë dalin jashtë kontrollit, arrijnë afër puseve të naftës! Zjarri po ‘zbret’ në lagjen ‘Llakë’ të qytetit

Flakët në Delvinë dalin jashtë kontrollit, arrijnë afër puseve të naftës! Zjarri po ‘zbret’ në lagjen ‘Llakë’ të qytetit

Ndonëse 4 zjarrfikëse ndodhen në vendngjarje, flakët i janë afruar shumë puseve të naftës në Delvinë. Aktualisht situata është jashtë kontrollit të autoriteteve dhe zjarri po shtrihet deri në lagjen “Llakë” të qytetit. Tre autoambulanca të Delvinës janë vënë në gatishmëri. Krahas zjarrfikëseve që ndodhen në vendngjarje, për shuarjen e flakëve pritet të mbërrijnë edhe zjarrfikëse nga Himara dhe Konispoli.