Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Ndërprerja e energjisë elektrike ndal ndeshjen, gjeneratori shpëton sfidën Vllaznia-Kukësi
Ndeshja miqësore mes Vllaznisë dhe Kukësit në stadiumin “Loro Boriçi” u ndërpre në minutën e 84-të, pasi energjia elektrike u shkëput papritur, duke lënë fushën në errësirë. Me vetëm 6 minuta lojë të mbetura dhe rezultatin 4-2 për shkodranët, situata u normalizua pas disa minutash falë vënies në punë të gjeneratorit të stadiumit, duke bërë të mundur rifillimin e lojës. Incidenti nuk shkaktoi probleme për lojtarët apo tifozët, ndërsa sfida u mbyll sipas parashikimit.