Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
I pandalshëm zjarri ne Leskovik, terreni i vështirë nga prania e minave
Vijon të jetë aktive vatra e zjarrit të rënë dje pasdite në afërsi të piramidës kufitare nr. 12, në kufirin me Greqinë, në territorin e Bashkisë Kolonjë. Në terren ndodhen 40 forca të mobilizuara nga strukturat e MZSH-së, shërbimet e bashkisë Kolonjë, policisë dhe punonjës të Agjencisë së Zonave të Mbrojtura, të cilat janë në gatishmëri për të izoluar përhapjen e zjarrit. Mësohet se ndërhyrja është e vështirë nga terreni i thyer dhe duke qenë së territori shtrihet në një zonë kufitare me prezencë minash, paraqet edhe rrezikshmëri për efektivët. Deri më tani, zjarri nuk ka hyrë në Parkun Natyror të Gërmenjit. Sipas autoriteteve, është realizuar çdo komunikim i nevojshëm me AKMC dhe me palën greke, për të mobilizuar strukturat përgjegjëse nga të dyja anët,...