Tetë të lënduar nga zjarret/ Banorët: Humbëm gjithçka, shteti të na dëmshpërblejë

Tetë të lënduar nga zjarret/ Banorët: Humbëm gjithçka, shteti të na dëmshpërblejë

Nga zjarri në Gramsh, tetë persona përfunduan në spital. Fatmirësisht asnjë prej tyre nuk ka patur komplikacione të rënda, por vetëm probleme respiratore. Deri në këtë moment vetëm dy prej tyre vijonë të qëndrojë në spitalin rajonal të Gramshit, ndërsa të tjerët i kanë lënë ambientet e tij. Banorët rrëfejnë momentin kur flakët përpinë shtëpitë e fshatit. “Vjehërri im ishte ai që vdiq. Nuk arrita dot ta shpëtoja. mbaroi çdo gjë. Janë djegur bagëtitë, shtëpitë. Ca fshatra janë djegur fare. Për dy minuta merrr tërë Shqipëria. Ne po shikonim flakët te mali, vetëm kur na erdhi në shtëpi. Ca pemë i preva unë, mos të vinte zjarri. S’kisha takat më pastaj. Erdhi zjarri deri te shtëpia. S’e lashë unë. Kisha tre barkushe me ujë, 90...