“Në dy fshatra janë shkrumbuar tërësisht banesat”, si paraqitet situata në Gramsh

“Në dy fshatra janë shkrumbuar tërësisht banesat”, si paraqitet situata në Gramsh

Situata e zjarreve në Gramsh paraqitet e rënduar. Për shkak të flakëve që po përghapen me shpejtësi, janë evakuuar më shumë se 200 banorë nga disa fshatra. Nënkryetari i bashksië së Gramshit, Tajar Bici, bëri me dije se kanë siguruar 120 shtreter nga konvikti dhe bizneset. “Deri tani 32 persona të regjistruar për tu akomoduar në konvikt. Janë marrë masa për ushqime. Aktualisht janë evakuar drejt qytetit  32 banorë, pjesa tjetër qëndrojnë përreth zonave për të shuar flakët, duke shpresuar deri në momentin e fundit”, tha Bici. Sa i përket situatës në terren Bici u shpreh se dy fshatrat Shëmbërdhenj dhe Bletas janë shkrumbuar plotësisht banesat. Ndërkohë rrezikohen fshatrat Harunas, Nartë , Shelcan , Bulçar, Snisëm, Sojnik, Probat dhe Grabova e Poshtme.