VIDEO/ Masakër mjedisore, zjarri lë pas mijëra hektarë pyje me pisha të djegura në Skënderbegas

VIDEO/ Masakër mjedisore, zjarri lë pas mijëra hektarë pyje me pisha të djegura në Skënderbegas

Një masakër e vërtetë mjedisore ka ardhur si pasojë e zjarreve masive në Njësinë Administrative Skëndërbegas në Gramsh. Nga pamjet e ardhura në redaksinë e SYRI-t, dallohen mijëra hektarë pyje me pisha të djegura, duke sjellë një pamje të trishtë. Kujtojmë se deri tani në Skënderbegas janë evakuuar 7 fshatra, janë plagosur 8 persona nga flakët, si dhe një viktimë e konfirmuar dhe një tjetër dyshohet se gjendet mes hirit të banesave të djegura.