Burimi:
Fieriweb.com

Foto © Fieriweb.com
Situatë dramatike ,fshatra të shkrumbuar në Gramsh nga flakët,një i vdekur, disa të lënduar ,banorë të bllokuar, helikopterët në gatishmëri për evakuime emergjente
Një situatë alarmante dhe tragjike po ndodh në Gramsh, ku disa fshatra janë përfshirë nga zjarre masive që kanë lënë pas shkatërrim, të plagosur dhe, fatkeqësisht edhe një viktimë .Në orët e para të pasdites së së martës, fshatrat Kullollas, Bletëz, Menkollar, Shimër, Skënderbegas, Spanesh dhe Kazie janë vendosur nën pushtetin e flakëve dhe tymit të dendur, me zjarre ,flakët e të cilëve arrijnë në disa metra lartësi.Reklama në FieriWeb - "Oazi i Pishave" Sipas njoftimeve zyrtare, fshatrat Kullollas, Bletëz, Menkollar dhe Shimër janë shkrumbuar plotësisht, ndërsa Ministria e Mbrojtjes ka vijuar me evakuimin e banorëve, duke bërë apel për bashkëpunim maksimal nga komuniteti lokal.Në fshatin Kullollas sipas policisë , një i moshuar rreth 80 vjeç ka humbur jetën tragjikisht, pasi dyshohet se ndezi zjarr...