UEFA Conference League / Arbitrat shqiptarë vendosin drejtësi të enjten, ja në cilën ndeshje do gjykojnë

UEFA Conference League / Arbitrat shqiptarë vendosin drejtësi të enjten, ja në cilën ndeshje do gjykojnë

Arbitrat shqiptarë vazhdojnë angazhimin në arenën europiane, teksa këtë të enjte do të vendosin drejtësi në ndeshjen Austria Wien – Baník Ostrava, e vlefshme për turin e tretë të UEFA Conference League. Juxhin Xhaja është gjyqtari kryesor i takimit, ndërsa Arber Zalla dhe Emigers Gançi do të jenë asistentët e tij. Emanuela Rusta është arbitre e katërt. Sistemi VAR do të drejtohet nga Kreshnik Barjamaj, i ndihmuar nga Olsion Yzeiraj në rolin e AVAR-it. Sfida do të luhet në Vienë, në stadiumin “Franz-Horr-Stadion”, duke nisur nga ora 21:00. Ndeshja është mjaft e rëndësishme, pasi do të përcaktojë skuadrën që do të kualifikohet në fazën play-off të Conference League. Takimi i parë ka përfunduar me fitoren e Baník Ostrava 4-3.