Burimi: 
								Sot.com.al
								
							
                                    Foto © Sot.com.al                                
                            Evakuime në Rrogozhinë / Vazhdojnë zjarret në pyje, urdhër evakuimi dhe në Poliçan
                            Të paktën 30 vatra aktive zjarri raportohen në të gjithë vendin. Situata është përkeqësuar në Kavajë e Rrogozhinë. Ekipet e emergjencës dhe Forcat e Armatosura kanë evakuuar banorët, pasi flakët iu afruan shtëpive në fshatrat Spanesh dhe Kazie. Terreni është i vështirë dhe flakët po përhapen me shpejtësi, ndërsa ekipet po punojnë për të garantuar sigurinë e jetës dhe pronës së qytetarëve. Situatë e vështirë paraqitet edhe në Poliçan. Flakët kanë dalë jashtë kontrollit në njësinë Administrative Terpan. Zjarri ka marrë përmasa të jashtëzakonshme, duke rrezikuar djegien e fshatrave përreth. Ministria e Mbrojtjes u bën thirrje banorëve në Vokopolë, Zhapokikë, Plashnik dhe Panarit, si dhe zonave brenda Rezervatit të Mbrojtur “Balloll”, të largohen menjëherë nga banesat dhe të bashkëpunojnë me autoritetet për evakuimin e sigurt....