Rrezikoi pushuesit duke lundruar afër plazhit me Jet Ski, 100 mijë lekë gjobë pronarit, bllokohet dhe mjeti

Rrezikoi pushuesit duke lundruar afër plazhit me Jet Ski, 100 mijë lekë gjobë pronarit, bllokohet dhe mjeti

Shkeli perimetrin e sigurisë ujore duke lundruar me Jet Ski në zonën e pushuesve në Ksamil, ndëshkohet me masë administrative 100 mijë lekë pronari i mjetit lundrues dhe i bllokohet mjeti nga Policia Kufitare. Policia e Sarandës ka vijuar patrullimet e vijës bregdetare me mjetet e saj për evidentimin dhe ndëshkimin e kundravajtësve që kërcënojnë deri sigurinë e pushuesve. Ndërhyrja e radhës është bërë në plazhin e Ksamilit, ku pas një ankese të ardhur në portalin e bashkëqeverisjes denoncohej një mjet Jet Ski që lundronte brenda perimetrit të sigurisë për pushuesit, duke i rrezikuar ata. Pamjet të këtij rasti janë publikuan më pas edhe në rrjetet sociale. “Pas verifikimeve, shërbimet e Policisë Kufitare identifikuan mjetin lundrues Jet Ski, në pronësi të shtetasit S. D., ndaj...