Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Tre shtëpi digjen nga flakët në Berat, zjarrfikësit përballen me vështirësi për shkak të temperaturave dhe erës
Vatra të reja zjarri janë aktivizuar në vend përkatësisht në Berat. Mësohet se flakët kanë rënë në fshatrat e Terpanit në Berat. Flakët rrezikojnë banesat në zonat e Vokoposë, Zhapokikut, Rehovit dhe Rërpanit. Mësohet se tre shtëpi janë përfshirë nga flakët. Temperaturat e larta dhe era janë faktorë të cilët kanë favorizuar flakët duke vështirësuar punën e zjarrfikësve. Ministria e Mbrojtjes pasditen e sotme ka dalë me një njoftim ku bëri me dije se 30 vtra zjarri janë aktive në vend. Situata ka qenë e rënduar në Gramsh ku është regjistruar edhe një viktimë nga flakët.