VIDEO/ Në luftë me zjarret, Shqipëria nën “pushtetin” e flakëve dhe tymit

VIDEO/ Në luftë me zjarret, Shqipëria nën “pushtetin” e flakëve dhe tymit

Situata e zjarreve vijon të mbetet e rëndë në të gjithë territorin. Më herët ministria e Mbrojtjes raportoi se janë evidentuar 37 vatra zjarri, ku 30 prej tyre janë ende aktive. Siç shihet nga pamjet e siguruara nga Vizion Plus situata paraqitet mjaft e rëndë në fshatrat Baholl dhe Plashnik në Berat, ku më ehët autoritete ju bënë thirrje pbanorëve për evakuim. Ndërkohë që edhe në zonën e Gramshit 5 fshatra janë në luftë me flakët, pas një zjarrvënieje në Kullollas nga një 80-vjeçar, i cili për shkak të asfiksisë humbi dhe jetën. Raportohet se në Gramsh janë evakuuar më shuëm se 200 banorë, të cilët do të strehohen në konviktin e qytetitt dhe në hotelet aty pranë. Ndërsa ndodhen në spital për ndihmë mjekësore...