Berisha: Shqipëria në zjarre në të katër anët e saj, kanë marrë jetë njerëzish …

Berisha: Shqipëria në zjarre në të katër anët e saj, kanë marrë jetë njerëzish …

  Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka reaguar në lidhje me situatën e rëndë të zjarreve që kanë përfshirë vendin. Në një shënim në faqen e tij në Facebook, kryedemokrati Berisha shkruan se, Shqipëria është në flakë në të katër anët e saj, ku fatkeqësisht ka pasur dhe humbje jete. ‘Shqipëria në zjarre në të katërta anët e saj! Miq nga Saranda në Tropojë mbi 60 vatra zjarresh dhe flakësh të fuqishme që po djegin qindra e mijëra hektar kullota, pyje, ullishte, pemëtore, por dhe kanë rrethuar fshatra dhe lagje të banuara, kanë marrë jetë dhe kanë plagosur me djegie të shkallëve të ndryshme dhjetëra qytetarë’, shkruan Berisha në mesazhin e shpërndarë në rrjetet sociale.