Spahiu për situatën me zjarret: Qeveria të deklarojë emergjencën civile kombëtare

Spahiu për situatën me zjarret: Qeveria të deklarojë emergjencën civile kombëtare

Juristi Kreshnik Spahiu teksa flet për alarmin që është dhënë në disa zona për zjarret, sugjeron shpalljen e gjendjes së emergjencës dhe përfshirjen e të gjitha institucioneve në operacion për parandalim dhe shuarje flakësh. ”Do ishte e udhës që qeveria të shpallë gjendjen e emergjencës civile dhe gjendjes së jashtëzakonshme në të gjithë vendin duke parë situatën ku ndodhemi. Ka tre nivele të kësaj shkalle emergjence dhe meqë ka vatra në të gjithë vendin situata mund të percipitojë. Qeveria duhet t’i paraprijë me masa dhe infrastrukturë, nuk ka asgjë të keqe po të shpallet. Nëse shpallet gjendja e jashtëzakonshme, të gjitha institucionet, ushtria, policia dhe administrata lokale përfshihen në aksion që situata të mos përhapet”, shtoi ai.