Gramsh, zjarri përhapet në pyllin e Koshnicës! 8 fshatra të dëmtuar, banorët refuzuan evakuimin

Gramsh, zjarri përhapet në pyllin e Koshnicës! 8 fshatra të dëmtuar, banorët refuzuan evakuimin

Gramshi është në alarm nga zjarret. 4 fshatra të djegur dhe 4 të tjerë të dëmtuar, ndërsa 9 numri i të evokuarve nga banorët që rrezikonin jetën. Flakët janë përhapur edhe në pyllin e Koshnicës. Policia ka krijuar një kordon sigurie. Banorët kanë refuzuar fillimisht të evakuohen, por pas këmbënguljes së grupeve të emergjencave janë dorëzuar duke u larguar. Ka pasur edhe persona të lënduar, mes tyre edhe 4 gra, që po mjekohen në spital, por pa rrezik jete. Forcat operacionale po punojnë që të mos lejojnë përhapjen e tij më tej, duke e lokalizuar. Nuk ka pasur përmasa kaq të mëdha të zjarreve më parë në këtë zonë.