Zjarret përkeqësojnë situatën në Gramsh, mbi 150 forca në terren për izolimin e flakëve

Zjarret përkeqësojnë situatën në Gramsh, mbi 150 forca në terren për izolimin e flakëve

Situata nga zjarret në bashkinë Gramsh vijon të jetë shumë e rënduar dhe me rrezik të lartë për jetën e banorëve dhe pronat. Burime zyrtare konfirmojnë se zjarri që nisi në fshatin Kullollas, në njësinë administrative Skënderbegas, është përhapur me shpejtësi duke përfshirë zona të banuara dhe shkaktuar një humbje jete tragjike.Evakuimi i banorëve është në proces, megjithatë pjesa më e madhe e tyre po përballen me vështirësi për të dalë nga zona, për shkak të tymit të dendur dhe flakëve të fuqishme. Ndërkohë, zjarri po avancon drejt vetë fshatit Skënderbegas, duke vendosur banesat në rrezik të drejtpërdrejtë. Për të ndihmuar në izolimin e vatrës, një helikopter është angazhuar nga ajri, por përhapja e flakëve mbetet e vështirë për t’u kontrolluar.Në njësinë administrative Kukur, konkretisht...