Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
VIDEO/ Maliqi: Rama bën ‘show’ mediatik, ndërsa vendi përfshihet nga flakët, zjarret pasojë e papërgjegjshmërisë së qeverisë
Ish-deputeti i PD-së, Lefter Maliqi, në një intervistë për “Syri TV”, akuzoi qeverinë se ka lënë vendin në flakë dhe në kaos, duke mos marrë masa për mbrojtjen e jetës dhe pronës së qytetarëve. “Shqipëria ka kohë që është në flakë, madje ka vite, për shkak të papërgjegjshmërisë së kësaj qeverie të drejtuar nga një njeri i papërgjegjshëm, i cili vetëm aktron pasi vjedh, manipulon votat e shqiptarëve, i shantazhon dhe i blen. Sigurisht bën edhe krime me syze ngjyrë zjarri dhe bën pushime bashkë me qeverinë e tij,” u shpreh Maliqi. Duke iu referuar situatës së zjarreve në Gramsh, ai tha se si ish-drejtues policie e njeh mirë zonën dhe se dikur kishte një sistem funksional të emergjencave civile dhe rojave të pyjeve, gjë...