Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
Greqia në alarm: 106 vatra zjarri, kërkon ndihmën e Bashkimit Evropian për avionë zjarrfikës
Për herë të dytë brenda një muaji, Greqia ka aktivizuar Mekanizmin Evropian të Mbrojtjes Civile, duke kërkuar katër avionë zjarrfikës për të përballuar situatën alarmante të zjarreve. Vetëm gjatë 24 orëve të fundit, vendi është përballur me të paktën 106 vatra zjarri, 63 prej të cilave kanë shpërthyer sot. Forcat tokësore dhe ajrore po ndërhyjnë kryesisht në Kefaloni, Vonicë, Zakinthos, Arta, Prevezë, Hios, Mesinia dhe Aitoliko. Një zjarr masiv në Ahaia, pranë Patras, ka përfshirë shtëpi dhe fshatra, i nxitur nga erërat e forta. Autoritetet u kanë dërguar mesazh emergjence banorëve për t’u larguar menjëherë. Specialistët paralajmërojnë se kombinimi i erërave të fuqishme, lagështisë së ulët dhe thatësirës së zgjatur po krijon kushte shpërthyese për nisjen e vatrave të reja. Harta zyrtare e rrezikut për...