Zjarret në Gramsh, Berisha publikon pamjet tronditëse: Situata kritike, narkoshteti me pushime

Zjarret në Gramsh, Berisha publikon pamjet tronditëse: Situata kritike, narkoshteti me pushime

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar sot lidhur me situatën e zjarreve që po përfshijnë disa zona të vendit, duke e cilësuar gjendjen si kritike. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Berisha u shpreh se situata me zjarret, sidomos në Gramsh, ku fatkeqësisht u regjistrua një viktimë dhe u shpallën evakuime të banorëve, është alarmante dhe kërkon ndërhyrje të menjëhershme nga autoritetet shtetërore. Ai kritikon ashpër qeverinë duke e akuzuar për mungesë përgjegjësie dhe angazhim, ndërkohë që situata përkeqësohet dhe komunitetet përballen me rrezikun nga flakët. Në postimin e tij, Berisha publikoi një video të shpërndarë nga një qytetar digjital, ku duket qartë situata e vështirë në terren, ndërsa akuzon se qeveria është “me pushime” në një moment kaq kritik për vendin. “Ndërsa...