Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Shqipëria nën “pushtetin” e flakëve/ Mbrojtja: 30 vatra janë ende aktive
Ministria e Mbrojtjes thotë se në orët e fundit janë evidentuar 37 vatra zjarri në vend. Nga këto, aktualisht, 30 vatra zjarri janë aktive. Informacion mbi situatën e zjarreve. Aktualisht janë evidentuar 37 vatra zjarri, nga të cilat 30 vatra zjarri janë aktive: Qarku Elbasan. Problematike paraqitet situata nga zjarri që nisi në fshatin Kullollas, Njësia administrative Skënderbegas, bashkia Gramsh. Po bëhet evakuimi i banorëve, një pjesë e të cilëve kanë vështirësi të dalin nga zona e mbuluar nga tymi.U përkeqësua situata në Skënderbegas. Zjarri po shkon drejt fshatit Skenderbegas, ku rrezikohen gjithashtu banesat. Një helikopter ka shkuar në vatrën e zjarrit në fshatin Skëndërbegas. Si pasojë e zjarrit është raportuar një humbje jete. Në fshatin Mukaj dhe fshatin Sojnik, njësia administrative Kukur, bashkia Gramsh...