Burimi:
Opinion.al

Foto © Opinion.al
‘Shqipëria në flakë’,Mbrojtja:30 vatra zjarri janë ende aktive,ja zonat e rrezikuara
Ministria e Mbrojtjes ka zbardhur detaje të reja lidhur me situatën e zjarreve në vend pasditen e sotme. Sipas njoftimit, Mbrojtja bën me dije se janë evidentuar 37 vatra zjarri, nga të cilat 30 janë ende aktive. Situata është përkeqësuar në Kavajë e Rrogozhinë. Ekipet e emergjencës dhe Forcat e Armatosura kanë evakuar banorët, pasi flakët iu afruan shtëpive në fshatrat Spanesh dhe Kazie. Po ashtu, situatë e vështirë paraqitet edhe në Poliçan, ku flakët kanë dalë jashtë kontrollit në njësinë Administrative Terpan. Zjarri ka marrë përmasa të jashtëzakonshme, duke rrezikuar djegien e fshatrave përreth. Ministria njofton se në fshatin Kullollas, po bëhet evakuimi i banorëve. Njoftimi i Ministrisë së Mbrojtjes: Qarku Elbasan. Problematike paraqitet situata nga zjarri që nisi në fshatin Kullollas, Njësia administrative...