Shqipëria në “luftë” me zjarret, ministria e Mbrojtjes jep detaje mbi situatën: 37 vatra zjarri të evidentuara, 30 aktive

Shqipëria në “luftë” me zjarret, ministria e Mbrojtjes jep detaje mbi situatën: 37 vatra zjarri të evidentuara, 30 aktive

Shqipëria prej disa ditësh është në luftë me zjarret, por 24 orët e fundit situata është përshkallëzuar në të gjithë territorin. Ministria e Mbrojtjes ka dhënë detaje për të gjitha zonat ku ka vatra zjarri dhe si paraqitet gjendja në ato zona. Njoftimi: Aktualisht janë evidentuar 37 vatra zjarri, nga të cilat 30 vatra zjarri janë aktive: Qarku Elbasan Problematike paraqitet situata nga zjarri që nisi në fshatin Kullollas, Njësia administrative Skënderbegas, bashkia Gramsh. Po bëhet evakuimi i banorëve, një pjesë e të cilëve kanë vështirësi të  dalin nga zona e mbuluar nga tymi. U përkeqësua situata në Skënderbegas.  Zjarri po shkon drejt fshatit Skenderbegas, ku rrezikohen gjithashtu banesat. Një helikopter ka shkuar në vatrën e zjarrit në fshatin Skëndërbegas. Si pasojë e zjarrit është...