Tetë të plagosur nga zjarret në Gramsh, flakët përfshijnë edhe fshatin Harunas

Tetë të plagosur nga zjarret në Gramsh, flakët përfshijnë edhe fshatin Harunas

Një tjetër fshat është përfshirë nga flakët që vazhdojnë të përhapen në Gramsh. Gazetarja e Top Channel, Bruna Kërçyku raporton se zjarri preku fshatin Harunas dhe ndërhyrja është e pamundur. Kjo për shkak se rruga është përfshirë nga flakët dhe rrezikohet jeta e emergjencave civile. Deri më tani, raportohet për gjashtë persona të plagosur si pasojë e zjarreve në Gramsh. Më herët, Ministria e Mbrojtjes evakuuoi banorët në fshatrat Kullollas, Bletëz, Menkollar, Shimër, Skënderbegas, Spanesh dhe Kazie. Në Kullollas humbi jetën një i moshuar, rreth 80 vjeç, pasi dyshohet se zjarri që ndezi në kopshtin e banesës i doli jashtë kontrollit dhe për pasojë u asfiksua. Flakët u përhapën në një zonë të gjerë. Top Channel