Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
30 vatra aktive në vend/ Gramshi mbulohet nga tymi e flakët, një viktimë e disa të plagosur! Situatë problematike në Poliçan, Vlorë e Tiranë
Situata e zjarreve në vend paraqitet serioze. Aktualisht ministria e Mbrojtjes bën me dije se janë evidentuar 37 vatra zjarri, nga të cilat 30 janë aktive. Qarku Elbasan. Problematike paraqitet situata nga zjarri që nisi në fshatin Kullollas, Njësia administrative Skënderbegas, bashkia Gramsh. Po bëhet evakuimi i banorëve, një pjesë e të cilëve kanë vështirësi të dalin nga zona e mbuluar nga tymi.U përkeqësua situata në Skënderbegas. Zjarri po shkon drejt fshatit Skenderbegas, ku rrezikohen gjithashtu banesat. Një helikopter ka shkuar në vatrën e zjarrit në fshatin Skëndërbegas. Si pasojë e zjarrit është raportuar një humbje jete. Në fshatin Mukaj dhe fshatin Sojnik, njësia administrative Kukur, bashkia Gramsh vijon të jetë aktiv zjarri në sipërfaqe me shkurre dhe ferra në situatë të rënduar. Mbi 150...