Wanderlust artikull Shqipërisë, Rama: Zbulon vendin tonë përmes përvojave të komuniteteve lokale

Wanderlust artikull Shqipërisë, Rama: Zbulon vendin tonë përmes përvojave të komuniteteve lokale

Kryeministri, Edi Rama, përmes një postimi në rrjete sociale, ndan artikullin e revistës së udhëtimeve, “Wanderlust”, që i është kushtuar Shqipërisë. Rama shkruan se “Wanderlust” e zbulon vendin tonë përmes përvojave që ofrojnë komunitetet lokale, si dhe prek të gjitha shijet dhe ndjesitë që përcjell Shqipëria. “Revista e njohur e udhëtimeve “Wanderlust” zbulon vendin tonë të përjetuar përmes përvojave që ofrojnë komunitetet lokale, që nga eksplorimi i natyrës së egër, qyteteve historike, zonave të mbrojtura, lagunave, jetës baritore e deri tek rituali i kafesë turke – një realtitet ku koha ka ngadalësuar për të prekur një Shqipëri përtej detit dhe plazhit, në të gjitha shijet dhe ndjesitë e saj”, shkruan Rama. “Si eksperiencat e komunitetit po ndryshojnë fytyrën e udhëtimit në Shqipëri”, është titulluar artikulli....