Zjarret në vend, Begaj:Banorët të bashkëpunojnë me strukturat për të mbrojtur jetën

Zjarret në vend, Begaj:Banorët të bashkëpunojnë me strukturat për të mbrojtur jetën

‘Me shqetësim të thellë po ndjek situatën kritike të shkaktuar nga zjarret, me të cilat po përballet vendi ynë.’  Kështu shkruan në një postim në llogarinë e tij në Facebook, Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, ku ndër të tjera ai shkruan se ‘në këto momente sfiduese dua të bëj thirrje për ndërgjegjësim maksimal nga secili prej nesh, duke treguar kujdes, angazhim dhe përgjegjësi’. ‘Ftoj të gjithë qytetarët, veçanërisht banorët e Bashkisë Gramsh, Njësisë Administrative Skënderbegas, ku situata është edhe më kritike, të bashkëpunojnë e të kontribuojnë krah për krah me strukturat e emergjencave civile, zjarrfikësit, Forcat e Armatosura dhe policinë, të cilët po punojnë dhe sakrifikojnë për të mbrojtur jetën, pronën, pasurinë. Mbështetja jonë për ta, me çdo formë të mundshme, është jetike’, shkruan Begaj....