De Winter firmos me Milanin

De Winter firmos me Milanin

Milan ka mbyllur me sukses marrëveshjen për mbrojtësin belg Koni De Winter, duke finalizuar një operacion të shpejtë dhe efikas në merkato. Ish-lojtari i Genoas ka mbërritur sot në Milano, ku pasdite kreu vizitat mjekësore në klinikën “La Madonnina” dhe më pas nënshkroi kontratën pesëvjeçare me kuqezinjtë, me një pagë prej 1.8 milionë eurosh në sezon plus bonus. Kartoni i tij i kushtoi Milanit 18 milionë euro, me mundësi për 2 milionë të tjerë në formë bonusesh. De Winter do të jetë gati për sfidën e së dielës kundër Barit në “San Siro”, në kuadër të Kupës së Italisë. Ai do të zëvendësojë Malick Thiaw, i cili u transferua te Newcastle. Negociatat u kryen në kohë rekord nga administratori Furlani dhe drejtori sportiv Tare, të...