Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
Skandal në kulmin e verës – ujërat e zeza pushtojnë plazhin e Durrësit
Në kulmin e sezonit turistik, pushuesit në Durrës po përballen me derdhjen e ujërave të zeza në det. Pasditen e të hënës, lideri i opozitës Sali Berisha publikoi një video denoncim, ku ujërat e zeza shpërthenin në mes të rërës dhe më pas derdheshin në det. Jo vetëm kaq, por çdo ditë në det derdhen edhe ujërat e zeza të banesave, të cilat shkarkohen nëpërmjet një kanali, duke krijuar ndotje masive dhe rrezik për pushuesit. Të hënën pasdite, Berisha publikoi denoncimin e një qytetari së bashku me një video, ku tregohej sesi në plazhin e zonës së Shkëmbit të Kavajës kishin shpërthyer ujërat e zeza, të cilat derdheshin në det. Në denoncimin e qytetarit shfaqej shqetësimi se shpërthimi i ujërave të zeza në mes të...