Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Krimi nuk ndalet/ 5 të vrarë në vetëm 48 orë, autoritetet pezullojnë 4 policë
Në vetëm 48 orë, në Kosovë 5 persona u vranë. Në orët e mbrëmjes së të hënës, Muhamet Matoshi, 41-vjeçar, dyshohet se u vra nga Xhemajl Nuhiu, për shkak të një mosmarrëveshjeje në komunikacion. Nuhiu është larguar nga vendi i ngjarjes e është në arrati. “Si rezultat i veprimeve të deritanishme hetimore, është identifikuar autori i dyshuar, Xhemajl Nuhiu, i cili aktualisht është në arrati dhe po kërkohet nga organet e rendit”, thanë nga Prokuroria Themelore e Prishtinës. Dy ditë më parë në Prizren u vra me thikë një 34-vjeçar, e sipas Prokurorisë së Prizrenit, ai dyshohet se u vra nga një 35-vjeçar për shkak të mosmarrëveshjes për një luftë mes qenëve. Për të dyshuarin, prokurori ka bërë kërkesë për paraburgim prej një muaji. Ndërkohë,...