Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Vrasja në Prishtinë/ Policia publikon foton e autorit të dyshuar, kërkon bashkëpunimin e qytetarëve për kapjen e tij
Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me vrasjen e regjistruar mbrëmjen e djeshme në Prishtinë. Policia ka publikuar foton e autorit të dyshuar në lidhje me ngjarjen e rëndë. Policia ka bërë thirrje që qytetarët që kanë informacion të bashkëpunojnë për të lokalizuar dhe kapur autorin. Autori i dyshuar është identifikuar si Xhemail Bajram Nuhiu. Që pas vrasjes së ndodhur mbrëmë rreth orës 22:00 në lagjen Hajvali të Prishtinës, ai ndodhet në arrati. Policia ka bërë thirrje se për çdo informacion që mund të çojë në identifikimin e vendodhjes së tij kontaktoni direkt në: E-mail: [email protected], Android #app: Lajmero Policine, Tel: 192. Viktima e identifikuar me inicialet M.M., është qëlluar me armë zjarri nga Nuhiu. Ai u dërgua menjëherë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, ku mjekët e konstatuan vdekjen...