Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Begaj bisedë telefonike me Presidentin e Azerbajxhanit: Mirënjohje për bashkëpunimin mes dy vendeve
Presidenti i Republikës Bajram Begaj zhvilloi sot një bisedë telefonike me Presidentin e Azerbajxhanit, Ilham Aliyev. Kreu i Shtetit e përgëzoi Presidentin Aliyev për normalizimin e marrëdhënieve midis Azerbajxhanit dhe Armenisë si dhe për nënshkrimin e deklaratës dhe dokumenteve të tjera të rëndësishme nën kujdesin e Presidentit të SHBA-ve. Presidenti Begaj vlerësoi veçanërisht vendosmërinë e Presidentit të Azerbajxhanit në këtë proces, si dhe mbështetjen e dhënë nga Presidenti amerikan. Presidenti Aliyev falënderoi Presidentin Begaj për urimet, duke theksuar se Azerbajxhani e inicioi agjendën e paqes në rajon dhe hartoi tekstin e marrëveshjes së paqes. Gjithashtu, ai nënvizoi rëndësinë e dokumenteve të miratuara në takimin e Uashingtonit për avancimin e kësaj agjende, si dhe rolin e Presidentit të SHBA-ve në mbështetje të saj. Gjatë bisedës, të...