Kur merr fund i nxehti afrikan në Shqipëri? Përgjigjet sinoptikania

Kur merr fund i nxehti afrikan në Shqipëri? Përgjigjet sinoptikania

Pas disa ditësh të mbizotërimit të temperaturave përvëluese, vendi ynë pritet të përjetojë një rënie graduale të valës së të nxehtit duke nisur nga dita e enjte. Kjo u bë e ditur nga meteorologia Anira Gjoni gjatë një lidhje live për Euronews Albania, ku analizoi situatën e motit dhe ndikimin e tij në përhapjen e zjarreve. Nga dita e enjte, vala e të nxehtit do të fillojë të tërhiqet më ndjeshëm, me temperatura që pritet të zbresin në 34 gradë Celsius, ndërsa të premten ato do të bien deri në 32 gradë. Një rritje e lehtë pritet të shtunën, me vlera rreth 35 gradë Celsius. “Temperaturat ekstreme që kemi parë këtë gusht nuk do të rikthehen në ditët në vijim,” u shpreh Gjoni. Sipas Gjonit,...