Mbi 3 mijë denoncime nga qytetarët në portalin e ri “Hapësira ime publike”

Mbi 3 mijë denoncime nga qytetarët në portalin e ri “Hapësira ime publike”

Portali i ri qeveritar “Hapësira ime Publike”, ka regjistruar mbi 3 mijë raste ankesash nga qytetarët, sa i përket lirimit të hapësirave publike, vetëm pak ditë pas prezantimit të aplikacionit nga kryeministri Edi Rama. Kështu shkruan sot Agjencia Telegrafike Shqiptare, duke iu referuar të dhënave nga Agjencia për Media dhe Informim. Nëpërmjet këtij aplikacioni, u jepet mundësia qytetarëve të raportojnë me foto dhe video shtatë kategori shkeljes që lidhen me rastet e zaptimit të hapësirave publike, që variojnë nga bllokimi i trotuareve e parkimet e paligjshme, deri te ndërtimet pa leje, dëmtimi i pronës publike, ndotja fizike e akustike, si dhe pushtimi i rrugëve kombëtare nga kantieret e pambrojtura. Për çdo ankesë që nuk merr përgjigje brenda 24 orëve, qeveria ka vendosur në dispozicion një formular...