Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
I riu qëllon me armë zjarri 30-vjeçaren në aksin “Muriqan-Shkodër”, ja si është gjendja e saj (Emrat)
Një 34-vjeçar ka qëlluar me armë zjarri një 30-vjeçareje në aksin rrugor “Muriqan-Shkodër”. Edison Probatistaj raportohet se ka qëlluar Erisa Isufin për motive të dobëta.30-vjeçarja ndodhet në kujdesin e mjekëve dhe jashtë rrezikut për jetën. Shërbimet e Policisë vijojnë kontrollet për kapjen e autorit të dyshuar të këtij rasti. Njoftimi i policisë: Muriqan, Shkodër / Informacion paraprak Në aksin rrugor “Muriqan-Shkodër”, shtetasi E. P., 34 vjeç, dyshohet se, për motive të dobëta, ka plagosur me armë zjarri shtetasen E. I., rreth 30 vjeçe, e cila ndodhet në kujdesin e mjekëve dhe është jashtë rrezikut për jetën. Shërbimet e Policisë vijojnë kontrollet për kapjen e autorit të dyshuar të këtij rasti. Ndërkaq, grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.