Plagoset me armë zjarri 30-vjeçarja në Muriqan, fotoja e autorit

Plagoset me armë zjarri 30-vjeçarja në Muriqan, fotoja e autorit

Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur mesditën e kësaj të marteje në aksin rrugor Muriqan-Shkodër. Sipas policisë,  34-vjeçari Edison Probatistaj, dyshohet se, për motive të dobëta, ka plagosur me armë zjarri shtetasen E.I., rreth 30 vjeçe, e cila ndodhet në kujdesin e mjekëve dhe është jashtë rrezikut për jetën. Shërbimet e Policisë vijojnë kontrollet për kapjen e autorit të dyshuar të këtij rasti. Ndërkaq, grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes. Top Channel