Burimi:
Gijotina.com

Foto © Gijotina.com
Situatë dramatike në Gramsh nga zjarret! Evakuohen fshatra, ekipet e emergjencës bllokohen nga flakët
Situata e zjarreve në zonën e Gramshit ka arritur kulmin e alarmit, duke detyruar Ministrinë e Mbrojtjes të lëshojë një thirrje urgjente për evakuim të menjëhershëm të banorëve të fshatrave Kullollas, Bletëz dhe Menkollarë. Flakët, të përhapura nga dy fronte të rrezikshme, kanë bllokuar edhe ekipet e emergjencës që kishin shkuar për të ndihmuar në evakuim. Për shkak të rrezikshmërisë së lartë, katër helikopterë janë nisur drejt Gramshit për t’u ardhur në ndihmë zjarrfikësve dhe për të frenuar zjarrin nga ajri. Në zonë janë nisur edhe Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vëngu, dhe kreu i Emergjencave Civile, Haki Çako, për të ndjekur situatën nga afër. Drama në Gramsh thellohet edhe më tej, pasi raportohet se flakët kanë përfshirë edhe teqenë e Shëmbërdhenjit, ku dyshohet se një...