“Urgjente!”, Qeveria përsërit thirrjen për banorët: Largohuni nga këto 3 fshatra në Gramsh

“Urgjente!”, Qeveria përsërit thirrjen për banorët: Largohuni nga këto 3 fshatra në Gramsh

Ministria e Mbrojtjes ka përsëritur thirrjen ndaj banorëve të tri fshatrave në Gramsh, të cilët rrezikohen nga zjarret. “THIRRJE URGJENTE! Për shkak të zjarreve, u bëjmë thirrje banorëve të fshatrave Kullollas, Bletëz dhe Menkollarë të largohen menjëherë nga banesat e tyre dhe të bashkëpunojnë me autoritetet për evakuimin e sigurt.”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Mbrojtjes.