KAYO i përgjigjet Hysenbelliut: Na thatë se do ta lironit vetë godinën, të pritëm 48 orë. “Dosjet” shko merri tek…

KAYO i përgjigjet Hysenbelliut: Na thatë se do ta lironit vetë godinën, të pritëm 48 orë. “Dosjet” shko merri tek…

Shoqëria KAYO ka publikuar sot përgjigjen për kreun e grupit mediatik Focus, Irfan Hysenbelliun. Sipas institucionit në fjalë, presidenti i News24 dhe disa mediave të tjera ka pranuar ta dorëzojë vullnetarisht ndërtesën, mirëpo kjo nuk ka ndodhur as pas 48 orëve të afatit. Një përgjigje, KAYO e ka edhe për pretendimet se janë grabitur dosje shumë të rëndësishme që mediat e Hysenbelliut po hetonin në lidhje me korrupsionin qeveritar dhe abuzime të tjera. “Lirimi i ndërtesës është kryer në kushte të larta sigurie, në prani të forcave të armatosura, duke dokumentuar me procesverbal çdo send të ndodhur brenda saj. Pretendimet për fshirjen e materialeve të gazetarëve janë të pabazuara dhe të pavërteta. Sipas shkresës “Materialet e gjetura brenda ambienteve, pas inventarizimit u dërguan pranë Rezervave...