Burimi:
Telesport.al

Foto © Telesport.al
Estupiñán: Krenar që zëvendësoj Theo Hernandez te Milani, numrin 2 e zgjodha prej… Cafu
Te Milani u prezantuan Pervis Estupiñán dhe Pietro Terracciano. Mbrojtësi i majtë ekuadorian ka detyrën të zëvendësojë Theo Hernández, ndërsa portieri italian është gati kur Maignan të mungojë. Estupiñán tha: “Kur mësova se Milani kishte shprehur interes, ishte emocionuese. Me gruan, fëmijët dhe familjen time u gëzuam shumë. Të gjithë më kanë ndihmuar dhe janë thelbësorë për karrierën time. Dua ta shfrytëzoj këtë mundësi në maksimum, është një ëndërr që bëhet realitet. Në çdo ndeshje dua t’i bëj tifozët të lumtur e të kënaqur. Kemi tri kompeticione dhe objektivi është t’i fitojmë të tre. Kam shumë ëndrra dhe e di që nëse punojmë mirë mund t’ia dalim”. Ai u shpreh i nderuar të veshë numrin 2 si nderim për Cafu: “Jam shumë i lumtur që...