Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
“Janë rritur tarifat me 80%”, PD: Qeveria të anulojë vendimin për shërbimet në Kadastër
Deputeti i zgjedhur i Partisë Demokratike, Blendi Himçi, ka denoncuar rritjen e çmimeve për shërbimet që marrin qytetarët në Kadastër. Nga selia blu, Himçi deklaroi se vendimi i qeverisë për rritjen e çmimeve është një barrë për qytetarët, ndaj kërkoi anulimin e çdo akti nga qeveria për këtë çështje, shkruan A2. “Qeveria e Edi Ramës ka vendosur një tjetër goditje të rëndë për xhepat e shqiptarëve, duke rritur në mënyrë të paprecedentë tarifat e shërbimeve të Agjencisë Shtetërore të Kadastrës. Nga një analizë e detajuar e vendimit qeveritar, rezulton se tarifat janë rritur në masën 70–80%, për pothuajse çdo shërbim që ofron ASHK, duke prekur: Certifikatat e pronësisë; Regjistrimet e kontratave të shitjes, dhurimit apo shkëmbimit; Regjistrimin e hipotekave; Regjistrimin e lejeve të legalizimit; Kopjet...