Burimi:
Opinion.al

Foto © Opinion.al
(VIDEO) Aksioni për lirimin e hapësirave publike, Rama: Çlirimi vazhdon!
Aksioni për lirimin e hapësirave publike si trotuaret dhe ambientet e përbashkëta vazhdon në kryeqytet, madje edhe në qytete të tjera të vendit. Si pjesë e vizionit të qeverisë shqiptare për “Rilindjen Urbane 2.0”, kjo nismë ka si qëllim rikthimin e hapësirave publike për qytetarët dhe komunitetet. Sot kryeministri Edi Rama ndau në rrjetet sociale pamje nga një prej aksioneve të ndërmarra, ku u liruan zonat e zëna në mënyrë të paligjshme. ‘Çlirimi vazhdon’, shkruan Rama teksa poston pamjet e lirimit të hapësirave publike.. Aksioni për lirimin e hapësirave vijon prej disa javësh tashmë, ndërsa kreu i qeverisë ka vijuar apelin e tij ndaj shkelësve që të jenë bashkëpunues me autoritetet.