Burimi: 
								Syri.net
								
							
                                    Foto © Syri.net                                
                            Gramsh/ Situatë kritike nga zjarret, bllokohen nga flakët ekipet që kanë shkuar të evakuojnë banorët e 3 fshatrave
                            Situata e zjarreve në tre fshatrat e Gramshit është bërë dhe më kritike. Ekipet që kanë shkuar për të evakuar banorët e kanë të pamundur të ndërhyjnë pasi janë bllokuar nga zjarret informon gazetarja e Syri TV Në orën 12:30 ministria e Mbrojtjes urdhëroi evakuimin e banorëve në tre fshatra të Gramshit: Kullollas, Bletëz dhe Menkollarë, për shkak të dy fronteve të rrezikshme zjarri me të cilat po përballet zona që prej mëngjesit. Në terren janë dislokuar 80 trupa të Forcave të Armatosura në mbështetje të forcave vendore, të cilat po punojnë pa ndërprerje për izolimin e flakëve.